FOTO/ Soylu: Arrestohet personi që qëndron pas shpërthimit në Istanbul…

Është arrestuar personi që la bombën që shkaktoi shpërthimin në rrugën Istiklal të Istanbulit të dielën, tha mëngjesin e së hënës ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu.

“Vlerësimi ynë është se urdhri për sulmin terrorist vdekjeprurës erdhi nga Ayn al-Arab në veri të Sirisë, ku PKK/YPG ka selinë e saj siriane”, tha Soylu.

Ai përsëriti se Türkiye do të vazhdojë luftën e saj vendimtare dhe të justifikuar kundër terrorizmit.

“Ne do të marrim hak ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist”, shtoi ministri turk.
Soylu konfirmoi se gjashtë persona u vranë dhe 81 u plagosën në sulm.

Ai theksoi se 50 të lënduar janë liruar nga spitalet, ndërsa pesë janë në reanimacion. Gjithashtu, dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

Në fushatën e saj më shumë se 35-vjeçare të terrorit kundër Türkiyes, PKK, e cilësuar si një grup terrorist nga SHBA, BE dhe Türkiye, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40,000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK.

Në fotë e dyshuera e arrestuar