FOTO-VIDEO/ Ky është automjeti që dyshohet se u përdor në vrasjen e Nazim Bandules…

Realiteti Post ka siguruar foton e mjetit që dyshohet se është përdorur nga atentatorët e Nazim Bandulës një ditë më parë në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Pamjet janë kapur nga një kamera sigurie, ku duket një automjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura AA 208 ZS, që i janë marrë një automjeti të tipit ‘Toyota Yaris’. Pronarja e makinës i ka denoncuar të vjedhura disa kohë më parë.