“Fluturon” çmimi i karburanteve në Shqipëri, shtrenjtohen nafta dhe gazi…

Cmimi naftës ka arritur një rekord të ri në treg. Një litër naftë këtë fundjavë po i afrohet cmimit prej 180 lekë.

Më konkretisht në pikat e tregtimit më pakicë litri ka rritur në 177 lekë, 5-7 lekë më shumë. E njëjta tendencë është edhe për benzinën dhe gazin, E ky I fundit po kalon 89 leke për litër.

Rritja e karburanteve vjen në të njëjtën linjë me rritjen e cmimeve për pordukte dhe shërimet nga tregjet ndërkombëtare. Referuar të dhënave një fuçi naftë gjatë muajit muajit shtator është rritur nga 55 $ për fuçi, në 80 dollarë.

Operatorët e tregut thonë se tendeca e shtrenjtimit është vetëm në rritje ndërsa parashikohet se çmimi mund të arrijë edhe në 200 lekë për litër.

Shqiptarët po përballen një shtrenjtim të kostos së jetesës, ku të gjitha cmimet e mallrave dhe shërbimeve janë shtrenjtuar me afro 30 %.

Kjo valë e re cmimesh ishte e pritshme pas një viti pandemik me një kërkesë të ulët për konsum, por situata në vëndin tonë bëhet edhe më e mprehtë pasi tregun vuan nga mungesa e konkurrencës po edhe cilësisë së produkteve.