Firmoset urdhri/ Çfarë ndodh pas 1 qershorit, 6 aktivitetet që ndalohen rreptësisht edhe pas hapjes së vendit

Nga data 1 qershor Shqipëria do t’i rikthehet jetës normale edhe pse ditët e fundit ka një shtim të rasteve me COVID-19. Sipas urdhit të firmosur nga ministrja Ogert Manastirliu,n do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me mjetet e tyre në të gjithë vendin si dhe  do të hapen kufijtë.

Por sërish do ketë disa kufizime, pasi ndalohet transporti publik ndërqytetas, dasmat, ceremonitë mortore, teatrot apo klubet e natës.

Sa i përket atyre që vijnë nga jashtë, tani nuk është më i detyrueshëm karantinimi 14 ditor.

Urdhri parashikon:
-1 qershor lejohet lëvizja e lire në të gjithë vendin (me mjete private)
-1 qershor hapen kufijtë me të gjitha shtetet
-1 qershor hapen parqet e lojërave dhe aktivitete të ngjashme
-6 qershor hapen plazhet publike

Nuk lejohet ende:
-Transporti publik
-Dasmat

-Ceremonite mortore
-Hapja e kinemave
-Hapja e Teatrove
-Hapja e klubeve të natës.

Lexoni urdhrin e plotë: