Ferma më e madhe në qarkun e Shkodrës/ Gjondrekaj: Kam 300 krerë lopë, subvencionohen vetëm 50…

Rreth 3500 litra qumësht prodhohen çdo ditë në fermën e vëllezërve Gjondrekaj në fshatin Trush. Një vit më parë ata përfituan nga skema e subvencioneve për 50 krerë lopë për ferma si kjo ku kapaciteti është 300 krerë, subvencionet janë thajse të papërfillshme, megjithatë Mondi thotë se janë ndihmë.

Mondi thotë se krijimi i fermës erdhi pas rikthimit nga emigrimi 15 vite më parë e sot ai ka investuar të paktën 2 mln euro. Rritja e çmimeve të karburantit, koncentratit ka qenë kaotike gjatë këtyre viteve. Koncentrati është rritur me 150%.

Mesatarisht gjatë një viti shpenzohen 30 mijë litra naftë, ndërsa kompensim kanë marrë 1500 litra. Apeli i drejtohet institucioneve që të jenë më afër fermerëve për të patur subvencione në bazë të krerëve që kanë dhe investimit të bërë.