Fenomen i pazakontë në Shëngjin, bregdeti mbulohet nga një pluhur i verdhë…

Teksa temperaturat janë rritur shumë pushues nga vendi dhe Kosova, kanë zgjedhur të pushojnë në Shëngjin këtë të diel, teksa temperaturat shënojnë 32 gradë.

Një fenomen i pazakontë më parë ka ndodhur sot në ujërat e bregdetit të Kunës në Shëngjin ku janë mbuluar nga një pluhur i verdhë në bregun e detit.

Kjo situatë është vënë re mëngjesin e  sotëm, por nuk dihet çfarë mund ta ketë shkaktuar.

Por duket se kjo problematike nuk ka krijuar panik tek pushuesit të cilët vijojnë të qëndrojnë në plazh dhe të shijojnë temepraturat favorizuese këtë fundjavë.