Euro në pikiatë, bie poshtë nivelit të 113 lekëve…

Monedha europiane referuar tregut të brendshëm valutor vazhdon rënien, ku për herë të parë euro këmbehet gjatë ditës së sotme me 112.83, në rënie ditore me 1.03 lekë.

Paundi britanik ka regjistruar sërish zbritje të kuotës pasi vijon edhe këtë të martë të dobësohet duke u blerë me 128.2 lekë dhe duke u shitur me 129.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje.

Dollari amerikan gjithashtu ka pësuar rënie të ndjeshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë sot me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.5 lekë.

Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një rënie të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë të martë me 11.8 lekë dhe është shitur me 114.8 lekë.