Erdogan do të dorëzojë sot çelësat e shtëpive të rindërtuara në Laç, banorët në pritje të tij: I jemi falënderues për ndihmën

Dhjetëra qytetarë në Laç kanë dalë në pritje të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili do t’i dorëzojë sot çelësat e banesave të rindërtuara qytetarëve. Banorët shprehin mirënjohjen e tyre për këtë investim të qeverisë turke, teksa theksojnë se lagjja e rindërtuar është sipas të gjitha standardeve.

Erdogani për Kurbinin është jeta e Kurbinit”, thotë njëri prej tyre.

“I jemi falënderues qeverisë turke që ka dhënë kontribut për Kurbinin. Lagja e ndërtuar është shumë e mirë. Do të doja që këtu të bëhej edhe një xhami dhe të vendoset busti i Erdognit”, shprehet një tjetër.

“Lagjja e re është bërë shumë e bukur. Erdogan ka zemër t’i japë edhe më shumë Shqipërisë.”, thotë një tjetër.

‘E kanë ndihmuar qytetin e Laçit, tërmeti ishte fatkeqësi dhe qytetarët do strehohen tani. Lagjja e re është shumë e bukur”, thekson një qytetar.