EMRI/ U arrestua për grabitjen e karburantit dhe pengmarrje, var veten në burgun e Peqinit…

Një person nga Kavaja ka varur veten në ambientet e paraburgimit të burgut të Peqinit. Gazetari Aldo Kozarja bën me dije se 46-vjeçari Astrit Pukameka vari veten në ambientet e burgut dhe ka ndërruar jetë në spitalin e këtij burgu.

Ai ishte arrestuar nga policia më datë 16 shkurt të këtij viti për vepra të ndryshme penale si “plagosje e rëndë me dashje”; “kanosje”; “pengmarrje” dhe “vjedhje me dhunë” pasi plagosi një person me thikë, grabiti një karburant dhe mori pengnjë taksist.

Ngjarja:

Astrit Pukameka kreu disa vepra penale në një kohë të shkurtër gjatë datës 16 shkurt 2022 duke ka kryer dy plagosje në vende të ndryshme, ndërsa grabiti edhe një karburant.

Siç raportoi më herët abcnews.al, ai ka hasur kushëririn e ish-gruas së tij Bardhyl Petjan në rrugën kryesore. Për arsye ende të paqarta ai e ka qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur.

Pasi është zhvendosur pak metra më tutje ai ka ndaluar një taksi. Për të vazhduar më tej planin e tij, Astrit Pukameka marrë peng taksistin Arjan Shau. Ky i fundit nuk ka pranuar t’i bindet dhe ka tentuar që të largohet.

Autori i ka bërë presion me thikë dhe e ka urdhëruar që ta çojë në destinacionin që ai dëshiron. Gjatë rrugës ka hasur në kundërshtinë e taksistit por 45 vjeçari pasi ka arritur në pikën e karburantit e ka plagosur para se të zbresë. Ndalesa ishte në një karburant në fshatin Lekaj.

Pengun e la në taksi të plagosur, kurse vetë është futur në pikën e karburantit. Me thikë në dorë u ka kërkuar lekët. Nën kërcënimin se do t’i digjte karburantin, i mori shitësit në pikën e karburantit 120.000 lekë të rinj. Fatmirësisht në këtë pikë ishin oficerët e policisë që ndërhynë duke parandaluar që ngjarja të kishte pasoja edhe më të rënda.

Astrit Pukameka akuzohet tashmë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /abcnews.al