EMRI/ Policia arreston shoferin që shkaktoi aksidentin te ura e Spatharit…

Shpërndaje

Policia ka vënë në pranga 32-vjeçarin Zef Buçaj, drejtuesin e automjetit që u aksidentua një ditë më parë në segmentin rrugor “Mjedë–Spathar”. Automjeti doli nga karrexhata, u përplas me parmakët metalikë të urës së Spatharit dhe ra në liqenin e Vaut të Dejës.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke sjellë si pasojë aksidentin e rëndë.
Në makinë ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Të tre u nxorën nga uji dhe u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore.

Aktualisht, drejtuesi i mjetit dhe një nga pasagjerët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa pasagjeri i tretë, i cili ndodhet në gjendje më të rëndë, është transferuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ndërkohë, policia po vijon veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa dosja i është referuar Prokurorisë së Shkodrës.

Shpërndaje