EMRI/ Humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike, policia e Shkodres jep njoftimin…

Shpërndaje

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Shkodër, ku ka ndërruar jetë 38-vjeçari Arvjo Fishta.
Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ishte punonjës i një kompanie interneti dhe gjatë punës në një shtyllë elektrike ka rënë në kontakt me rrymën, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur me saktësi rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi Arvjo Fishta, 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje