
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Rrilë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një i ri rreth 30 vjeç.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është Sokol Daci, 30 vjeç, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur brenda një ambienti që shërbente si berberhane, në qendër të fshatit Rrilë. Dyshohet se ndaj tij është qëlluar me armë automatike, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe ende nuk është identifikuar.
Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Motivet e këtij incidenti mbeten ende të paqarta.




