EMRAT/ Vrau partneren 19-vjeçare pas sherrit për motive xhelozie, ja kush është 25-vjeçari shqiptar dhe viktima…

Zbardhen emrat e viktimës dhe autorit të ngjarjes së rëndë në Greqi. Mësohet se 25-vjeçari shqiptar Qamil Taja ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj pas një sherri për motive xhelozie.

Pas krimit autori ka shkuar vetë në polici dhe ka rrëfyer krimin.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës në zonën e Pireut. Plagosja fatale duket se është shkaktuar nga një goditje me armë zjarri në kokë 19-vjeçarit. Sipas informacioneve, çifti është përleshur edhe më parë, ndërsa burri dyshohet se ka qenë xheloz për të renë. Gjithashtu, sipas të njëjtave informacione, aktori kishte përdorur drogë.