EMRAT/ Arrèstohet 43-vjeçari që plágosi drejtorin e Ujësjellësit dhe djalin e tij, áûtori zbrazi 8 plûmbá mbi fqinjët…

Të shténa me ármë zjárri janë dëgjuar mesditën e sotme pranë stacionit të Trenit në qytetin e Shkodrës.

Burime bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur Mark Molla, drejtor i Ujësjellësit si dhe djali i tij.

Policia njofton se ka arrestuar autorin i cili ka plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij.

Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi Mhill Pëllumbaj, para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Mark Molla, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë.

Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autori ka zbrazur tetë plumba ndaj dy fqinjëve të tij, ku paraprakisht dyshohet se ka qenë një konflikt banal për shkak të vendit të parkimit.

Sipas burime pranë policisë së Shkodrës gjithçka ka nisur për një debat banal për parkingun e mjetit mes autorit dhe të birit paraditen e sotme. Ndërkohë që në orën 16 autori ka pritur drejtorin e Ujëjsellësit kur po hyntë në shtëpi dhe ka qëlluar me armë zjarri pistoletë.

Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e

Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.