Edi Rama kërkon falje: Nuk jam mësuar të gënjej, por dje u nxitova dhe gabova…

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje për një shënim që bëri mbrëmjen e djeshme në llogarinë e tij në Twitter. Ai ndante një artikull të një medie, se kompania “Eagle Hill” e Alabbar që do ndërtojë Portin e Durrësit, kishte marrë dhe projektin e “Manhattanit të Zagrebit”.

Mirëpo, siç doli më pas, ky projekt që do të zhvillohej në zemër të Kroacisë ishte anuluar. Për këtë, Rama ka reaguar sot dhe kërkon falje për nxitimin, duke thënë se u gabua. Reagimin e parë Edi Rama e ka fshirë një minutë pas publikimit dhe ka hedhur një të dytë.

Reagimi i parë:

Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, po nuk do justifikohem si e pse ndodhi. Kush s’është mësuar të gënjejë kërkon falje!

Reagimi i dytë:

Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje!