E rëndë në Velipojë, bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën i riu…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Ças të Velipojës në Shkodër.

Mësohet se 39-vjeçari Tonin Rrethi ka humbur jetën, teksa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë duke punuar tokën me traktor dhe një prej telave të këputur të linjës së tensionit të lartë ka pasur kontakt me traktorin.

Kjo i ka marrë edhe jetën 39-vjeçarit në Velipojë. Rrethi ishte babai i dy vajzave.