E rëndë në Itali, aktori rri 24 orë në shtëpi me motrën e vdekur nga koronavirusi: Askush nuk vjen këtu

Humbi jetën nga Koronavirusi. Tereza Franzese, një grua 47 vjec, nga Napoli, e prekur edhe nga epilepsia vdiq në apartamentin e saj. Lajmin e bëri të ditur vëllai i saj, Luca, përmes një videoje në facebook denoncoi vonesën e institucioneve. Përmes kësaj videoje shihet edhe kufoma e motrës së tij e cila ndodhet në krevatin e shtëpisë së saj prej 24 orësh. Në një video të dytë njoftoi se tamponët që ai vetë kishte kërkuar për motrën e tij rezultoi pozitiv, pra që ajo ishte mbartëse e Koronavirusit, pas kësaj gjendje dhe se ai do të vetëkarantinohej.

https://www.youtube.com/watch?v=I0kQvOANrWQ&feature=emb_title