E rëndë në Durrës, burri godet me thikë pë vdekje gruan

Nje ngjarje e rende ka ndodhur pak para mesnate ne Xhafzotaj te Durresit, ku nje 45-vjecar ka vrare me thike gruan e tij 33-vjecare. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55. Burime zyrtare bene me dije se shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.