E FUNDIT/ Shpérthejnë raste të reja me koronavirus në Shkoder

6 raste të reja janë regjitruar këtë të hënë të prekur nga covid19. Kjo shifër sjell edhe njehere në qëndër të vemendjes virusin I cili për më shumë se dy muaj mbylli shqiptarët, por duket se lehtësirat e krijuara së fundmi nga qeveria dhe neglizhenca e qytetarëve ka bërë që sot në Shkodër të këmi 6 raste të reja me covid.

Vatra e re, është ajo e Poliklinikës së Shkodrës ku para tre ditesh dy sanitare të këtij institucioni rezultuan pozitv, ndërkohe që pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, misën të shtoheshin rastet me covid, kryeissht familjarë por edhe raste te reja. Kjo ka bërë që Poliklinika e Shkodrës të mbyllë dyert, ndërkohe qe vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 7 teste, 6 persona të rezultojnë pozitiv.

Kjo situatë është një këmbanë alarmi, për institucionet por edhe qytetarët si për ti treguar se vala e rrezikut nuk ka kaluar ende dhe rregullat nuk duhen harruar