
Dy efektivë të Policisë Bashkiake në Shkodër, Gert Ndoja dhe Niki Martini, kanë parandaluar pak më parë një ngjarje të mundshme kriminale pranë shkollës “Shejnaze Juka”.
Sipas informacioneve paraprake, ata kanë ndërhyrë pas një ndjekjeje në këmbë dhe kanë arritur të neutralizojnë personat e dyshuar. Gjatë kontrollit, është sekuestruar edhe një thikë.
Në vendngjarje kanë mbërritur më pas edhe forcat e Policisë së Shtetit, të cilat i kanë shoqëruar personat në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale./RealitetiPost







