E FUNDIT/ Humbin jetën dy pacientë tek infektivi…

Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit te spitali Infektiv. Burime konfidenciale për abcnews.al bëjnë të ditur se dy pacientët janë nga Kruja.

Bëhet fjalë për një 76-vjeçar dhe një 59 vjeçar. Ky i fundit ishte shtruar në spital Infektiv të enjten.

Javët e fundit situata nga koronavirusi në vend është përkeqësuar. Numri i të infektuarve është rritur dhe fatkeqësisht edhe ai i viktimave.

Serioze vijon të jetë situata edhe në spitalin Infektiv ku është rritur numri i të shtruarve dhe po ashtu edhe i personave që janë në gjendje të rëndë. /abcnews.al