E FUNDIT/ Hakerat iranianë nxjerrin “TOP 1000” LLOGARITË BANKARE me EMRAT dhe BILANCIN…

Hakerat iranianë kanë publikuar 1000 llogari bankare të qytetarëve shqiptarë, korporatave dhe shoqërive shqiptare me të dhëna sensitive, përfshi edhe shumën e parave të depozituara.

Databaza e publikuar prej grupit të hakerave “Homeland Justice” përmban 1,000 llogari bankare, me emrin përkatës, numrin serial, shumën e depozituar, numrin e telefonit, adresën dhe degën e bankës.