E FUNDIT/ Bashkia Shkodër përgenjështron Prefekturen: “uji i pijshëm është funksional dhe i sigurtë”…

Bashkia Shkodër informon të gjithë banorët e Shkodrës se furnizimi me ujë të pijshëm është funksional dhe i sigurtë.

Në dy ditët në vijim pritet të kemi reshje shiu me densitet më të lartë, gjë që kërkon, si gjithmonë kujdes për të gjithë.

Ndërmarrja e Ujësjellësit Shkodër është në gadishmëri dhe ka marrë masat për furnizimin e rregullt të popullatës me ujë pa ndërprerje.

Ndërkohë ekipet mirëmbajtëse të kanaleve të kullimit dhe rrjetit KUZ janë në gadishmëri për çdo veprim të domodoshëm për të mundësuar kullimin sa më të shpejtë të rrugëve, përmes sistemit të kanalizimeve që sipas kapacitetit mbajtës janë funksional.Më poshtë gjeni informacionin zyrtar të IGJEUM mbi parashikimin e motit.👇

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/posts/3027139737391873