E FUNDIT/ Bardh Spahia padit qeverinë për përmbytjet në Shkodër, Berisha: E përgëzoj, qeveria duhet të dëmshpërblej qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një mbledhje me grupin parlamnetar të Partisë Demokratike.

Berisha gjatë fjalës së tij ka folur dhe për përmbytjet ku ka përgëzuar kreyn e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia për padinë që ka bërë ndaj qeverisë për hapjen e digave pa paralajmërim.

Ndër të tjera kryetari i PD tha se qeveria duhet të dëmshpërbleje çdo qytetar për dëmet që kanë shkaktuar.

“Përmbytja e fundit, ishte kryekëput përmbytje e diktuar nga vjedhja qeveritare. Në qoftëse ka patur një ndryshim të motit të paralajmëruar me saktësi të madhe si nga gjeoshkenca shqiptare ashtu edhe nga ajo italiane. Hapën portat e shkarkimeve. Mirëpo Komani është me kapacitet të kufizuar. Kërkon një përkujdesje të veçantë. Akti I tyre është i papërgjegjshëm, pasi ligji i detyron që për çdo vendim për hapjen e portave, duhet të lajmërojnë administratën vendore. Kjo nuk ka ndodhur. Kanë hapur dy tunelet e Komanit, portat e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Kaq i madh ka qenë vërshimi, saqë ka shkëputur urën e Bahçallëkut. Nuk kishin parë ndodnjëherë diçka të tillë banorët. Dhe njeriu që i përmbyti, në vend të kërkojë ndjesë dhe të shkarkojë gjithë zinxhirin drejtues, sdi se ç’flet. Nuk Shkoi në Shkodër, më kopjoi mua, shkoi deri në Obot dhe u kthye siç shkoi.

Përgëzoj Bardh Spahinë për padinë e bërë. E dimë që SPAK është i kapur,por ajo padi metet aty. Ai që përmbyt duhet të dëmshpërblejë çdo qyteat. Do i dëmshpërblejë qindarkë për qindarkë”, tha Berisha ndër të tjera.