Dy të rinjtë shkodranë në Samitin më të rëndësishëm të investimeve në Dubai…

Dy shokë dhe jo vetëm kanë vendosur që idenë e tyre të biznesit ta zhvillojnë në Dubai dhe të jenë pjesë e trajnimeve dhe Samiteve më të rëndësishme që organizohen atje.

Erisad Lugjaj nga shkodra ka filluar studimet në universitetin “Luigj Gurakuqi” dega gjuhë letërsi por e ka lënë shkollën në mes për të hyrë në botën e biznesit.

Ndërsa Juird Rragami  ka mbarur studimet e larta në qytetin e Shkodrës në universitetin “Luigj Gurakuqi” dega  financë kontabilitet.

 Pothuajse për 3 vite  të dy ishin bashkëpronar të një dyqani shitjesh online i cili rezultoi mjaft i suskesshëm për të rinjtë nga Shkodra, por që vendosën ta shesin për të realizuar ëndrrën e tyre të biznesit në Dubai.

Së  fundmi dy djemtë nga Shkodra morën pjesë  në  Samitin më të  madh të  investimeve të organizuar nga Ritossa Family ku aty patën  mundësinë të takonin nga afer Organizuesin e samitit Anthony Ritossa si dhe lider të tjerë si : ministrin  e ekonomisë së UAE, mbretëreshën e Kongo, njerëz nga familja mbretërore dhe personalitete të tjerë nga fusha e biznesit dhe investimeve në rang global.

Në këtë takim u diskutuan edhe shumë  nga idete e dy të rinjve në lidhje me biznesin, mundësinë që mund të kenë  shqiptarët  për të bërë realitet idete e tyre dhe investitorët e huaj janë treguar mjaft optimistë dhe të gatshmëm për të investuar në idetë e tyre të biznesit.

Kjo tregon më së miri që ëndërrat mund të bëhen realitet por që duhet shumë vullnet e përkushtim në mënyrë që të shpërblehen me sukses dhe arritje./RealitetiPost/