“Duhen masa shtesë për pandeminë”, kryebashkiakja Ademi: Infektohet personel FNSH-je dhe i Reanimacionit..

Shkruan në faqen e saj zyrtare në Facebook kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi: Sot, fatkeqësisht, janë regjistruar dy raste të reja të personave të infektuar me COVID-19 në Shkodër. Është një personel i Reanimacionit në Spitalin e Shkodrës dhe një personel i FNSH-së Shkodër. Përsëris edhe një herë apelin tim publik për tetim me URGJENCË të personave që janë në terren çdo ditë:

-Personelin shëndetësor në të gjitha institucionet e nivelet

-Policinë e Shkodrës

-Forcat e Ushtrisë

-Personat që punojnë e veprojnë në territor në asistencë e mbështetje të shtresave më në nevojë.

Është JETIKE që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse COVID-19 po përhapet në institucione të rëndësishme si ato të shëndetit dhe ruajtjes së rendit.

Vazhdoj të kërkoj me vendosmëri, si në ditën e parë të fillimit të pandemisë: Testim, testim testim! Është e vetmja rrugë për të frenuar përhapjen e COVID-19, bashkë me distancimin social.

#qendronineshtepi duhet të shoqërohet me testimin në shkallë të gjërë por edhe me pajisjen me mjete mbrojtëse të personelit shendetësor.