Dorëhiqet drejtori i AKU Shkodër, komandim i ri në krye të institucionit…

Shpërndaje

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Largimi i tij nga drejtimi i institucionit është shoqëruar me ndryshime të menjëhershme në strukturë, ku në krye të AKU-së Shkodër është komanduar përkohësisht Arsen Heto.

Dorëheqja e Haderit vjen pas një periudhe zhvillimesh të fundit që kanë përfshirë institucionin.

Ndërkohë, disa ditë më parë ai u sulmua fizikisht në Shkodër nga persona ende të paidentifikuar, ngjarje për të cilën vijojnë hetimet nga organet ligjzbatuese.

Shpërndaje