DOKUMENTI/ A e dini se në Shkodër ka vepruar një lozhë masonike?…

Në dokumentin e mëposhtëm, i cili daton një shekull më parë, arqipeshkvi Mjeda informonte Legatën Italiane për orvatjet e qendrës masonike parisiane mbi çeljen e një filiali në kryeqendrën e veriut të vendit.

“Arqipeshkvi Mjeda më ka thënë se deputeti Ivanaj do të ngarkohej nga Justin Godart që është mason, për të themeluar në Shkodër një lozhë masonike nën varësinë e qendrës masonike të Parisit.

Pra, do të hapet një fushatë e fortë e klerit kundër këtij deputeti në pritje të zgjedhjeve.”- shkruhet më tej në dokument.

Godart-i, i njohur si “mik i Shqipërisë”, ka një historik angazhimesh për mbrojtjen e të drejtave të vendit tonë. Që prej vizitës së tij të parë në Shqipëri, në cilësinë e parlamentarit francez, i sugjeroi Ministrit të Punëve të Jashtme të vendit të tij të origjinës njohjen e qeverisë shqiptare.