“Do t’ju hapim barkun me plumba”, kërcënohen efektivët e Forcave “Shqiponja” në Shkodër…

Shpërndaje

Dy persona kanë kërcënuar me fjalë efektivët e Forcave “Shqiponja” në hyrje të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë një postoblloku, kur dy shtetas iu afruan policëve dhe i kanosën duke thënë: “Do t’ju hapim barkun me plumba”, përpara se të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.

Efektivët reaguan menjëherë, nisën ndjekjen dhe arritën të ndalojnë autorët e dyshuar. Ata u shoqëruan në Komisariatin e Shkodrës, ku aktualisht po merren në pyetje për të zbuluar arsyet e kërcënimit.

Uniformat blu theksojnë se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe se do të ndiqet me seriozitet të plotë nga organet ligjzbatuese.

Shpërndaje