“Dita e Nënës”, historia prekëse e infermieres që kuroi nënën e saj me COVID-19

Edhe pse është dita ndërkombëtare e nënës por Hilal, ndryshe nga çdo vit tjetër nuk ishte në gjendje të përqafonte mamanë e saj. Me një buqetë në duar dhe me një puthje nga larg, ajo u mundua të shprehë dashurinë për të shtrenjtën e saj, situatë e cila trishtoi edhe të ëmën.

“U emocionova shumë. Jam shumë e lumtur por në kohën kur po trajtohesha në spital sfida më e madhe për mua ishte të mos e përqafoja atë”, shprehet Fadime Ozdemir.

Hilal Durmus, një infermiere me përvojë u përball me sfidën më të madhe të karrierës së saj kur u detyrua të trajtonte prindërit e saj të infektuar me COVID-19.

Nëna e Durmusit, Hilal Ozdemir, u shtrua në spital në 4 Prill, vetëm një javë më vonë, babai i saj, Yasar Ozdemir, rezultoi pozitiv me COVID-19.

Si infermiere e tyre, Durmus ndoqi prindërit e saj me kujdes, por ajo duhej të ishte shumë e kujdesshme për të ruajtur distancën. Të dy prindërit e saj, lanë spitalin para disa ditësh.

“Ishte një situatë shumë sfiduese. Unë isha infermierja e tyre dhe ata ishin prindërit e mi në të njëjtën kohë. Nuk mund t’i përqafosh. Nuk mund të afrohesh shumë. për ta kuptuar një situatë të tillë duhet jetosh vetë. Ishte jashtëzakonisht e vështirë, nuk e përshkruaj dot”, tregon infermierja.

Turqia është një nga vendet që ka numrin më të lartë të rasteve të  regjistruara me COVID-19 në botë, por ka  arritur të mbajë nën kontroll numrin e vdekjeve shumë më poshtë niveleve në Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara.