Digjet një magazinë me sherbelë në Bajzë, ndërhyjnë zjarrfikëset…

Shpërndaje

Një magazinë ku ruhej sherbelë është përfshirë nga flakët këtë të martë në Bajzë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë tre mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Magazina është në pronësi të shtetasit Sokol Burraj.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet përkatëse për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shpërndaje