
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Ramir Haderi, me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.




