Dëmtohet objekti prej druri që shërben si biletari dhe pikë informacioni në hyrjen e Kalasë së Lezhës…

Reagim

Sot në orët e para të mëngjesit është evidentuar nga punonjësi i Parkut Arkeologjik Lezhë, dëmtimi i objektit prej druri që shërben si biletari dhe pikë informacioni në hyrjen e Kalasë së Lezhës.

Nga evidentimi paraprak në terren, dēmtimi është kryer nga pjesa e sipërme e mureve nga të cilët janë hedhur gurë të madhësisë mesatare çka ka sjell dëmtimin e mbulesës së drurit dhe katramahi të biletarisë.

Lidhur me ngjarjen DRTK Shkodër, është vënë në dijeni në mënyrë të menjëhershme, ku ka njoftuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të cilët pasi dokumentuan ngjarjen po ndjekin hapat ligjor në zbardhjen e kësaj vepre penale të dëmtimit të pronës publike.

I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse të marrin masa për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarje të shëmtuar.

Nga ana tjetër, DRTK Shkodër apelon për të treguar kujdes të vecantë ndaj objekteve monument kulture dhe siteve arkeologjike si pasuria më e vyer që mund t’i lëmë qytetit brezave që do të vijnë.