Del vendimi për tregun e Zdrales dhe Dobraçit… Shtyhet pezullimi deri me daten…

Vendim nr.04 datë 24.04.2020 i Komisionit të Mbrojtjes Civile, Qarku Shkodër.

– Në kuadër të zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore me VKM Nr.312, datë 18.4.2020 për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave “Për Shpalljen e Gjendjes se Fatkeqësisë Natyrore”, veprimtaria tregtare në Tregun Zdrale do të vazhdojë të jetë e pezulluar deri në datën 23.6.2020, për tregtarët e produkteve bujqësore.

– Prioritet gjetja dhe vënia në funksionim i një tregu alternativ, sipas standardeve të nevojshme.

– Tregu i shitjes me shumicë Fruta Perime, Dobraç të marrë masa për rritjen e parametrave higjeno-sanitare (dezinfektimi, sinjalistika, distanca e nevojshme).

Fotografia e Prefekti i Qarkut Shkodër
Fotografia e Prefekti i Qarkut Shkodër