Del data zyrtare, ja kur nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2023…

Datat për aplikimin për Lotarinë Amerikane DV-2023 janë hapur. Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, mësohet se aplikantët duke filluar nga e mërkura, 5 tetor 2022 deri ditën e martë, 8 nëntor 2022 në mesditë do të kenë mundësi që në faqen zyrtare të lotarisë së vizave të diversitetit të Departamentit të Shtetit të aplikojnë.

Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit.

Ndërkohë, në njoftim theksohet se aplikimet për lotari duhet të jenë në përputhje me kërkesat strikte të Departamentit të Shtetit.