Deda, Gjoka dhe Makashi, tre musketjerët dhurojnë 500 maska për spitalin Infektiv

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, përmes një komunikimi ka treguar se ka marrë një mesazh të pazakontë, nga muzikanti Elton Deda, i cili e ka njoftuar Piperon se së bashku me Sander Gjoka dhe Redon Makashi, donin të dhuronin 500 maska për spitalin e Infektivit.

Pipero shpreh mirënjohje për këtë gjest të bërë nga të tre muzikantët.

“Para dy ditësh më erdhi një mesazh i pazakontë:

Unë jam Elton Deda, një muzikant dhe kantautor. Së bashku me Sandër Gjokën dhe Redon Makashin, nga një fond modest që kemi hequr nga 2 koncerte tona në Greqi, duam t`i dhurojmë Infektivit 500 maska KN-95. Kemi dëshire qeë mos t`u pengojmë, ditën e mërkure, pra pasnesër. Nëse i pranoni më thuaj një orar të përshtatshëm për ju t`ua dorëzuar. Me shumë respekt. Toni

Sot Toni, Redoni dhe Sandri dhuruan në Farmacinë Qëndrore te QSUT, për shërbimin e sëmundjeve infektive, maskat e premtuara.
Mirënjohje për ju që na dhuroni emocione pa fund jo vetëm me muzikën dhe këngen tuaj, por dhe me këtë gjest shumë fisnik!”