Dasmë pa respektuar masat anti-COVID, procedohet pronari i lokalit…

Është proceduar penalisht pronari i një lokali dasmash në Sukth të Durrësit. Autoritetet njoftojnë se E. K., 39 vjeç, vjeçari organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë anti-COVID.

39-vjeçari organizoi dasmë duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.