COVID 19/ Merren 47 tampona, informacion mbi situatën në qarkun Shkodër

Informacion Permbledhes

Mbi veprimtarinë dhe ndjekjen e situatës epidemiologjike nga KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.22. 06.2020.

NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot me dt. 22.06.2020 jane konfirmuar 8 raste pozitiv covid-19, raste prej tamponave të marrë me dt 21 Qershor.

Në total në Bashkitë Shkodër dhe V.Dejës, shkon në 242 numri i pacientëve të infektuar me covid – 19.

Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave per rastet e dyshuara nga NJVKSH, në bashkine Shkoder sot u moren 47 tamponë u derguan në ISHP në Tr.
Vazhdoin sensibilizimi dhe ndergjegjesimi i qytetareve per distancimin fizik.

Nga NJVKSH, Pukë,  informohemi se qe nga dt. 1 Qershor deri sot me dt. 22 Qershor janë 16 raste pozitiv covid-19, momentalisht jane 14 persona pozitiv covid-19 prej të cilave 1 person ne kujdesin shendetesor ne spitalin covid-19 ne Tr, ndersa 13 prej tyre jane ne karantinim ne kushte shtepie me simptoma te lehta deri ne asimptomatik, nderkohë sot nuk jane marrë tampona.

Momentalisht eshte 1 person i dyshuar dhe jane marrë gjithsejt 9 tampona të cilat janë derguar ne ISHP ne Tr.

Në bashkinë F.Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk kemi patur asnjë rast të infektuar covid – 19. Dije eshte derguar per ekzaminim nje rast i dyshuar i cili ka rezultuar negativ
Nderkohe nga NJVKSH ne Puke dhe F.Arrëz ne bashkepunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojne kontrollet e subjekteve me grupe pune per konstatimin e respektimit te distancimit dhe zbatimin e rregullave te sigurise.

Nga NJVKSH, M.Madhe, informohemi se me dt. 22 Qershor 2020,  Nr. total i rasteve pozitiv me Covid-19 qe ndiqen nga MPF eshte 1.

NJVKSH ne bashkepunim me mjekun e familjes po monitorojne gjendjen shendetesore te personit te infektuar me Covid-19. Gjendja  shendetesore paraqitet e stabilizuar ,me shenja te lehta klinike. Sot jane shperndare nga  zyra e sherbimit social per qytetin e Koplikut 10 pako ushqimore  per personat e verber, te dhuruara keto nga Ministria e Mbrojtjes.

Sot eshte marre 1 tampon i referuar nga 127 dhe është dërguar në ISHP, Tr.

Nga SR, informohemi se gjate 24 oreve te fundit jane trajtuar 71 raste nga urgjenca, prej të cilave 8 raste te dyshuar per covid-19 i cili po ndiqen sipas protokollit.

Nga ISHSH ne bashkepunim me AKU. Gjatë datës 22.06.2020 në Qarkun Shkodër janë monitoruar 84 ofrues të shërbimeve: 12 ambulanca/qendra shëndetësore, 16 bar-kafe/restorante, 4 market/artikuj të ndryshëm ushqimorë, 1 dyqan shitje kafe të bluar, 1 dyqane tregtim artikuj te ndryshëm industrialë, 2 furra buke, 1 pasticeri, 1 byrektore, 1 magazinë ushqimore, 4 dyqane kozmetike, 13 institucione shtetërore, 2 pika pagese, 4 dyqane rrobash, 1 dyqan paisje elektronike, 1 tregtim ushqim zogjsh, 1 dyqan produkte të higjenës, 4 dyqane suveniresh, 1 qendistari, 1 kepucari, 2 kompani sigurimi, 7 agjensi udhëtimesh, 2 farmaci dhe 1 qendër interneti.

Në ambulancat e monitoruara mungonte termometri infrared por që ishte i zvendësuar me atë elektronik,në subjektet e tjera zbatoheshin masat sipas protokolleve përkatëse.

Nga AKU ne kuadrin e taks-forces jane montoruar 36 OBU, jane plotesuar googel-forme per 39 subjekte, prej te ciolave 36 taske – forca dhe 3 sipas planit.

Nga ISHSH dhe AKU do vazhdojne monitorimet edhe gjate pasdites.

Persa i perket asistences me ndihma ushqimore nga Bashkitë me dt. 22 Qershor 2020 janeë mbeshtetur dhe asistuar rreth 91 familje ne Bashkine M.Madhe, ndersa ne 4 bashkite e tjera nuk ka patur asistence me ndihma ushqimore.

Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.

Bashkelidhur edhe formati tip i cili pasqyron veprimtarine e KMC, per ndjekjen e situates epidemiologjike, kontroll/monitorimin, masat administrative dhe shperndarjen e asistences me ndihma ushqimore, mjeksore, detergjente, etj.
I DELEGUAR I KNEC – QARKU SHKODËR
Besfort LAMALLARI