COVID 19/ Merren 28 tamponë, 32 përsona të karantinuar në konvikt…Të dhënat e fundit për Shkodren…

Informacion Permbledhes dt.29. 04.2020.

Mbi veprimtarinë e KMC në territorin e Qarkut Shkodër.

Nga NJVKSH, vazhdon të monitorohet situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut e cila është në nivele të qëndrueshme.

a. Nga NJVKSHJ, Shkodër, informohemi se nga përgjigjet e 34 mostrave të marra dhe dërguara dje, në ISHP, kanë ardhur pergjigje pozitive vetëm për 1 moster, (i cili është rast kontakti) ndërsa të gjitha të tjerat janë negative.
Në total, shkon në 108 numri pozitiv Covid-19.
Mbi 70 % e të sëmurëve jane shëruar dhe kanë dalë nga izolimi.

Sot janë dërguar 28 mostra të tjera në ISHP, Tiranë, ndërkohë vijon puna për gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara.

Sot është mbyllur një vater në Lagjen 3 Heronjt.
Vijon akomodimi i karantinimit të shtetasve të ardhur në konviktin e Univerisitetit “Luigj Gurakuqi”. Mbrëmë edhe sot kanë ardhur edhe tre shtetas duke e çuar numrin e të akomoduarve në 32 shtetas. Gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, vazhdon monitorimi dhe kontrolli i tyre nga strukturat e NJVKSH.
Ruajtja fizike e objektit bëhet nga strukturat e Rep.Usht.nr.1010, Vau Dejes.

b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk asnje vatër covid-19. Mbremë është marrë dhe dërguar një moster për një shtetas, 56 vjecar me banim në Bashkinë Puke, i dyshuar për covi-19.

c. NJVKSH, M.Madhe, nuk kemi raste të prekur, nuk eshte marre asnje tampon (ekzaminimi per Covid-19 dhe nuk ka asnje rast te dyshuar.

Ne zbatim te Urdherit te perbashket per Vetekarantinimin e Shtetasve Shqipetare qe duan te futen ne territorin e Republikes se Shqiperise nga të gjitha pikat kufitare tokësore, ditën e sotme nuk keni asnjeë person që ka hyre nga pika kufitare Hani i Hotit .
Nr. i recetave për moshat e pensionit (mbi 65 vjec)- 42, nga keto 16 të dërguara në banesë.

d. Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 37 vizita te urgjences, nga të cilat janë marre 2 mostra të dyshuar për covid-19.

Situata Rendit Publik. Nga DVP, janë marrë të gjitha masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal të qendrueshëm. Nga Komisariati Policisë Shkodër janë marrë 65 masa administrative, prej të cilëve 63 ndaj këmbësoreve dhe 2 per lokale.