COVID 19/ Merren 10 tampona diten e sotme në Shkodër, ja situata e përgjithshme…

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 04.05.2020.

1. Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut vazhdon të jete në nivele të qëndrueshme

a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se nga përgjigjet e 11 mostrave të marra dhe dërguara dje në ISHP në Tiranë, janë konfirmuar të gjitha mostrat negative.

• Në total, ngelet në 110 numri pozitiv covid-19.

• Vijon kontrolli epidemiologjik i 26 shtetasve (Nga 35 që ishin, sot janë larguar 9 shtetas që kanë mbaruar karantinimin) të karantinuar në konviktin e Univerisetit “Luigj Gurakuqi”. Gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.

• Sot janë dërguar 10 mostra në ISHP,  në Tiranë.

b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk asnje vatër covid-19.
Gjate dites se sotme jane bere rreth 138 konsulta online në bashkite Pukë dhe Fushë Arrëz.

c. NJVKSH, Malësi e Madhe, informohemi se mostra e marrë dyshuar për Covid-19 dhe dërguar në ISHP në Tiranë, ka rezultuar negativ.
Medikamentet mjekësore të rimborsueshme të ndara sipas Nj Administrative, gjithsejt janë shperndarë 119, dhe 29 prej tyre në shtëpi.

2. Nga  Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 35 raste, vizita të urgjences, nga keto 1 rast i dyshuar për covid-19 për të cilin është  marrë mostra dhe dërguara në Tiranë. 

3. Situata Rendit Publik. Nga DVP, vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal të qendrueshëm.

4. Nga Drejtoria e Trajtimit të  Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, kanë qenë të akomoduar deri sot me dt.04.05.2020, në orën 12.00, rreth 35shtetas, pas kësaj orë janë larguar 9 shtetas të cilët kanë kryer karantinimin dhe aktualisht janë të akomoduar rreth 26 shtetas të cilëve ju afrohet sherbimi me ushqim dhe asistenca shëndetësore.

5. Drejtoritë e ISH, AKU në kuadrin e masave për lehtësimin e veprimtarisë tregtare të subjekteve, në zbatim të vendimit Nr.5 dt.28.04.2020 me Nr.233/59 prot dt 28.04.2020 I KMC të Qarkut Shkodër për garantimin e zbatmit të Protokolleve të Sigurisë në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 nga ISHSH, DRAKU Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është hartuar plani javor për monitorimin dhe keshillimin e subjekteve që janë lejuar të fillojnë aktivitetin i cili do të zbatohet në ditën e nesërme e në vazhdim të javës.

6. Rep.Usht.nr.1010, Vau Dejes, vazhdon ruajtjen fizike te shtetasve qe ndodhen ne ambientet e akomodimit te Konviktit ne Univeristetin “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht jane 26 shtetas.