Covid-19 mbylli bizneset, Lohja: 1 në 3 biznese në Shkoder leshohet me qira…

Post izolimi ka nisur te jape efekte te menjehershme vecanerisht tek bizneset.

Pandemia e Covid-19 që goditi fillimisht shëndetësinë i ka shtrirë dukshëm efektet në sektorë të tjerë jetikë, sidomos në ekonomi.

Mbyllja e bizneseve për shkak të pandemisë, veçanërisht në Shkoder, është reflektuar edhe tek aktiviteti i agjencive të ndermjetesimit. Mesatarisht 1 ne 3 dyqane jepet me qira ose shitet.

Agjenti Armando lohja thote se renia e kerkesave ka bere qe bizneset te cilat ishin ne treg te pa konsoliduara mire, u detyruan te mbyllen.

Mungesa e vizitoreve te huaj ka ulur po ashtu ne menyre te ndjeshme kerkesat per banesa me qira.

Lohja e krahason kete situate me vitet 97-98 kur pasojat e trazirave ishin te medha edhe per disa vite me vone. Tregu i pasurive të paluajtshme gjatë pandemisë së Covid-19 ka pësuar goditjen kryesore.

Kjo ka ndodhur, sepse shumë persona gjatë kësaj periudhe, sidomos të ardhurit nga rrethet që kërkojnë një punë dhe jetë më të mirë në kryeqytet, e humbën punën për shkak të mbylljes së bizneseve./RealitetiPost/