COVID 19/ Informacioni i fundit mbi situatën në Shkodër

Informacion përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 03.05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut vazhdon te jete në nivele të qëndrueshme

a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se nga përgjigjet e 20 mostrave të marra dhe dërguara dje në ISHP, janë konfirmuar të gjitha mostrat negative.
• Në total, ngelet në 110 numri pozitiv covid-19.

• Vijon kontrolli epidemiologjik i 35 shtetasve nga 37 që ishtë deri sot të karantinuar në konviktin e Univerisetit “Luigj Gurakuqi”, gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore. Sot kanë lënë karantinën 2 shtetas

b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk asnje vatër covid-19.
c. NJVKSH, M.Madhe, informohemi se sot është marrë mostra e një rasti të dyshuar për Covid-19 dhe dërguar në ISHP në Tiranë .

Qëndrat Shëndetësore kontaktojnë me telefon me te gjithë pensionistat dhe çdo pensionisti që nuk ka mundësi levizje apo është i vetmuar po u dërgohen medikamentet e duhura në shtëpi. Medikamentet mjekësore të rimborsueshme të ndara sipas Nj.Administrative: Koplik 74, Qëndër 0, Gruemirë 0, Shkrel 0, Kastrat 0, dhe Kelmend 0.

Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 20 vizita te urgjences, janë 2 raste të dyshuara për covid-19 për të cilët janë marrë mostrat dhe dërguara në Tiranë..

Situata Rendit Publik.Nga DVP, vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal të qendrueshëm.

Nga Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, kanë qenë të akomoduar deri sot me dt.02.05.2020, në orën 14.00, rreth 37, pas kësaj iorë janë larguar 2 shtetas të cilët kanë kryer karantinimin dhe aktualisht janë rreth 35 shtetas të cilëve ju afrohet akomodimi, ushqimi dhe asistenca shëndetësor.

Drejtoritë e ISH, AKU në kuadrin e masave për lehtësimin e veprimtarisë tregtare të subjekteve, në zbatim të vendimit Nr.5 dt.28.04.2020 me Nr.233/59 prot dt 28.04.2020 I KMC të Qarkut Shkodër për garantimin e zbatmit të Protokolleve të Sigurisë në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 nga ISHSH, DRAKU Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është hartuar plani javor për monitorimin dhe keshillimin e subjekteve që janë lejuar të fillojnë aktivitetin i cili do të zbatohet në ditën e nesërme e në vazhdim të javës.

Rep.Usht.nr.1010, Vau Dejes, vazhdon ruajtjen fizike të shtetasve që ndodhen në ambientet e akomodimit të Konviktit ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht janë 35 shtetas.Vijon të monitorohet dhe koordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.