COVID 19/ Informacion i orës 14.00 mbi situaten në qarkun Shkodër…

Situata e ores 14.00 ne territorin e Qarkut Shkoder.

Vijon ndjekja epidemiologjike nga NJVKSh, ne te gjitha bashkite, nga 19 mostrat e derguara gjate dites se djeshme ka dale vetem 1 moster pozitiv, te gjitha te tjerat kane dale negativ, i cili eshte pacient brenda familjeve te infektuara ne qytetin e Shkodres.
Vijon puna per gjurmimin dhe hetimin ne bashkite Shkoder dhe Vau Dejes, sot jane marre edhe 3 mostra ne Vau Dejes, per ritestim pas karantinimit prej 14 ditesh.
Gjendja e te gjithe pacienteve te karantinuar ne keto dy bashki eshte e qendrueshme.

Ne Bashkine Puke gjendja e 4 pacientave qe jane pozitiv, 2 prej tyre kane mbaruar fazen pre 14 dite karantinim, ndersa 1 vazhdon ne spital dhe 1 tjeter vijon ne banese me simptoma te lehta nen survejance dhe konsulence shendetesore.

Ne bashkite Vau Dejes, M.Madhe, Puke dhe Fushe Arrez nuk kemi raste te reja covid 19.

Ne M.Madhe, jane pritur 6 shtetas te cilet kane hyre ne piken e Kalimit te Kufirit H.Hotit, ku 4 prej tyre jane nga Kukesi por jetojne ne Kamez, nje nga Lezha dhe nje nga Thumana. Te cilet ne zbatim te Urdherit te perbashket te MSHS dhe MB, u akomoduan nga Bashkia M.Madhe ne ambientet e Hotel Kavaliero, me asistencen e NJVKSh per te filluar vetkarantinimin prej 14 ditesh ne keto ambiente.

Nga ISHSH, jane monitoruar rreth 53 subjekte, 48 u konstatuan te mbyllura, subjektet e tjera respektonin rregullat e distancimit dhe te higjenes.

Theksojme se si pasoje edhe e trysnise dhe impaktit te grupeve te punes te cilet vazhdojne operacionet me grupe pune te DVP,, Ushtrise, FNSh, policise bashkiake, AKU, ISHSH, etj per zbatimin e urdherit te Kryetarit te KMC per kontrollin e monitorimin e te gjitha subjekteve ne respektimin e rregullave te distancimit dhe higjenes, ku edhe gjate dites sotme konstatohen ne pergjithesi regull dhe displine ne te githa subjektet e sherbimit ndaj komunitetit.

Sot Prefekti ne rolin e Kryetarit te KMC, ka nxjerre 3 urdhera te cilet kane te bejne me marrjen e masave nga te gjitha bashkite dhe subjektet shteterore e private, per instalimin e tuneleve te dezinfektimit dhe sinjalistikes per komunitetin, si dhe nje urdher enkas ne zbatim te urdherit te perbashket te 2 ministrive qe bejne fjale per pritjen e shtetasve te ciilet do ti nenshtrohen vetkarantinimit ne objektet e miratuara per kete qellim.

Per vijimin e punes nga strukturat dhe bashkite, inspektoriate e cila vazhdon, do ju informojme pas ores 19.00.