COVID 19/ Informacion i minutave të fundit mbi situaten në Qarkun Shkoder…

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë dhe ndjekjen e situatës epidemiologjike nga KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.17. 06.2020.

NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot jane konfirmuar 12 raste pozitiv Covid-19, raste prej tamponave të marrë me dt 16 Qershor. Rastet janë me simptoma të lehta dhe të izoluara në banesë .

• Në total në Bashkitë Shkodër dhe Vau-Dejës, shkon në 209 numri i pacientëve të infektuar me Covid – 19.

• Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara nga NJVKSH, në bashkine Shkoder sot u moren 14 tamponë u derguan në ISHP në Tr.

• Nga NJVKSH, Pukë, informohemi se qe nga dt. 1 Qershor deri sot me dt. 17 Qershor janë 16 raste pozitiv covid-19, prej të cilave 2 rast të reja të shtuar sot.

Ndërkohe 1 person i shëruar i cili ka lene spitalin mbreme. Dhe 1 është në kujdes shendetësor në spitalin Covid-19 në Tr, ndërsa 13 prej tyre janë në karantinim në kushte shtëpie me simptoma të lehta deri ne asimptomatik, nderkohë sot nuk janë marrë tampona.

• Në bashkinë Fushë Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk kemi patur asnjë rast të infektuar covid – 19.

• Nderkohe nga NJVKSH në Pukë dhe Fushë Arrëz në bashkëpunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojne kontrollet e subjekteve me grupe pune për konstatimin e respektimit te distancimit dhe zbatimin e rregullave te sigurise.

Nga NJVKSH, Malësi e Madhe, informohemi se me dt. 17 Qershor 2020, nuk ka rast te ri pozitiv, një kit që është marrë me dt.16.06.2020, ka rezukltuar negativ, ndërkohë ne bashkepunim me mjekun e familjes po monitorojne gjendjen shendetësore të personit pozitiv i cili paraqitet i stabilizuar me shenja të lehta klinike.

Të gjithë personat e kontaktit kane rezultuar negativ, deri në këto momente. Medikamentet mjekësore të rimborsueshme të ndara sipas Nj Administrative: Koplik 5, Qëndër 10, Gruemirë 16, Shkrel 0, Kastrat 0, dhe Kelmend 5.

Vazhdon puna per Hetimin Epidemiologjik me qellim zbulimin e rasteve te tjera te kontaktit.

Sipas Kom.Policisë Malësi e Madhe dhe NJ.VKSH të gjithë personat e deklaruar të ardhur nga shtete me prani virusi janë nën kontroll intensiv dhe nuk paraqesin probleme.

Nga Spitali Rajonal , informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar 65 raste nga urgjenca, prej të cilave 1 rast i dyshuar për covid-19 i cili po ndiqet sipas protokollit.

Nga ISHSH në bashkëpunim me AKU me dt.17.06.2020 në kuadrin e takse forcës, ka ushtruar inspektime dhe kontrolle në Qarkun Shkodër duke monitoruar 102 ofrues të shërbimeve: 24 bar-kafe, 19 markete/artikuj të ndryshëm ushqimorë, 3 dyqane tregtim mielli, 1 dyqan fruta-perime, 3 furra buke, 1 piceri, 2 farmaci, 5 pika pagese, 1 argjendari, 1 këpucari, 1 dyqan riparim cel/kompjuteri, 1 sallë ping-pong, 1 kancelari, 1 dyqan materiale ndërtimi, 6 parukeri/berberë, 31 dyqane veshjesh dhe 1 farmaci.

Pavarësisht monitorimeve të shpeshta dhe keshillave te dhena, ka akoma subjekte me mungesë të afishimit të protokolleve, posterave dhe xhamit mbrojtës.

Në bashkëpunim me Policinë dhe NJVKSH u kontrolluan personat e prekur me Covid-19 për respektimin e karantinës.Në bazë të listës së patrullës së Policisë, u kontaktua 1 familje në të cilën kishte rezultuar pozitiv 6 persona me covid-19.

Personat e kontaktuar ndodheshin në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e izolimit.
Inspektimet do të vazhdojnë edhe në orët e pasdites.

Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.