COVID 19/ Informacion i minutave të fundit mbi situatën në qarkun Shkodër

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 09.05.2020.

1. Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut vazhdon të jetë në nivele të qëndrueshme

a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot nga 13 mostrat e marra dje, janë konfirmuar të gjitha negativ. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara.

• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve deri sot shkon në 115 pozitiv covid-19.  Sot janë marrë edhe 4 tampona që janë dërguar në ISHP.

• Vijon kontrolli epidemiologjik i 10 shtetasve në konviktin e Univerisetit “Luigj Gurakuqi”. Gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.

b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se janë dy raste të dyshuar i një të semure kronike rreth 62 vjec e cila ka shfaqur shenja covid – 19, dhe bashkëshortit të cilëve ju moren mostrat dhe jane derguar në ISHP ne Tr.
Raste të reja covid – 19 nuk ka ne dy bashkitë Puke dhe F.Arrëz

c. NJVKSH, M.Madhe. Ne zbatim te Urdherit te perbashket per Vetekarantinimin e Shtetasve Shqiptare qe duan te futen ne territorin e Republikes se Shqiperise nga te gjitha pikat kufitare tokesore, kane hyre nga pika kufitare Hani i Hotit 24 persona te cilet do te vetekarantinohen ne banesat e tyre. Nuk jane banore te Malesise se Madhe.
Aktualisht nuk kemi asnje person te karantinuar ne territorin e rrethit Malesi e Madhe, Nr. i recetave per moshat e pensionit (mbi 65 vjec)-75 nga keto 18 te derguara ne banese.

2. Nga  Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 46 vizita te urgjences, nga keto janë 2 raste të dyshuara për covid-19, janë marrë mostra për në IPSH në Tr.

3. Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, ka bëre ndërhyrje për probleme të ndryshme të rendit dhe sigurisë publike, monitorimin e ambienteve të karantinimit, janë marrë 65 masa administrative, ndërkohe që vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal  dhe të qendrueshëm.