COVID 19/ Informacion i minutave të fundit mbi situaten në Qarkun Shkoder…

Mbi veprimtarinë dhe ndjekjen e situatës epidemiologjike nga KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, deri ne ora 17.00, dt.23. 06.2020.

Situata epidemiologjike në territorin e Qarkut Shkodër, sipas informacioneve të ardhura deri në orën 17.00, është si me poshtë:

NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot me dt. 23.06.2020 nuk kemi konfirmim të rasteve pozitiv covid-19, prej 47 tamponave të derguara në ISHP me dt 22 Qershor. Raportimi i tyre do të bëhet neser me dt.24.06.2020.

• Në total në Bashkitë Shkodër dhe V.Dejës, vijon në 242 numri i pacientëve të infektuar me covid – 19.

• Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave per rastet e dyshuara nga NJVKSH, në bashkine Shkoder sot u moren 30 tamponë u derguan në ISHP në Tr.

• Vazhdoin sensibilizimi dhe ndergjegjesimi i qytetareve për distancimin fizik.

• Nga NJVKSH, Pukë, informohemi se që nga dt. 1 Qershor deri sot me dt. 23 Qershor janë 17 raste pozitiv covid-19, 1 rast i ri sot i cili është dërguar për në spitalin covid-19, duke e çuar në 2 numrin e rasteve të hospitalizuar momentalsiht.

Ndërkohe 8 persona vazhdojnë të jenë të konfirmuar me covid-19, prej tyre 6 vazhdojnë karantinimin në shtëpi, me simptoma të lehta deri në asimptomatik. Momentalisht janë disa persona të dyshuar me covid-19 prej rrethit të kontakteve të afërta me rastin e sotëm. .

• Në bashkinë Fushë Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk kemi patur asnjë rast të infektuar covid – 19. Dje është dërguar për ekzaminim një rast i dyshuar i cili ka rezultuar negativ

• Ndërkohe nga NJVKSH në Pukë dhe Fushë Arrëz në bashkëpunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojne kontrollet e subjekteve me grupe pune për konstatimin e respektimit te distancimit dhe zbatimin e rregullave të sigurisë.

Nga NJVKSH, Malësi e Madhe, informohemi se me dt. 23 Qershor 2020, nr. total i rasteve pozitiv me Covid-19 që ndiqen nga MPF është 1.

NJVKSH në bashkëpunim me mjekun e familjes po monitorojnë gjendjen shendetësore të personit të infektuar me Covid-19.

Gjendja shendetesore paraqitet e stabilizuar, me shenja të lehta klinike. Sot janë shpërndare nga zyra e sherbimit social për qytetin e Koplikut 10 pako ushqimore për personat e verbër, të dhuruara këto nga Ministria e Mbrojtjes.

Tamponi i referuar nga 127 i dërguar në ISHP, Tr me dt.22.06.2020, ka rezultuar negativ.

Nga Spitali Rajonal, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 70 raste nga urgjenca, prej të cilave 10 raste të dyshuar për covid-19 të cilët po ndiqen sipas protokollit.

Nga ISHSH ne bashkepunim me AKU. Informohemi se Gjatë javës 15-20 Qershor janë bërë 671 monitorime dhe 7 inspektime në të gjithë ofruesit e shërbimeve në Qarkun Shkodër si në qendra shëndetësore, kopshte, çerdhe, bar-kafe/restorante, markete, furra buke, parukeri, etj. Subjektet janë sensibilizuar në marrjen e masave mbrojtëse, afishimin e posterave, vendosjen e xhamit mbrojtës megjithatë ka mangësi në zbatimin e protokolleve.

Në bashkëpunim me DVP dhe NJVKSH u kontrolluan personat e prekur me Covid-19 për respektimin e karantinës.

Në bazë të listës së patrullës së Policisë, u kontaktuan disa familje në të cilat kishin rezultuar pozitivë 18 persona me covid-19.Personat e kontaktuar ndodheshin në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e izolimit.

Gjatë kësaj jave janë marrë dy vendime të ndërmjetme masë urgjente mbyllje të pjeshme osë të plotë të dy subjekteve për arsye të personelit me covid-19, këto subjekte do të monitorohen në vazhdim.Po ashtu janë marrë tre masa administrative gjobë me vlere nga 100 000 lekë secila për shkak të mospërdorimit të masave mbrojtëse nga personeli.

• Nga ISHSH, vazhdojne monitorimet edhe gjate pasdites, akoma nuk kemi informacion te perditesuar per dt.23.06.2020.

Persa i perket asistences me ndihma ushqimore nga Bashkitë me dt. 23 Qershor 2020 janë mbeshtetur dhe asistuar:

• Bashkia Malësi e Madhe, 63 familje te rimbursueshme.

• Bashkia Fushë Arrëz, 51 familje nga Bashkia.

• Ne 3 bashkite e tjera nuk ka patur asistence me ndihma ushqimore.

Ndërkohe sot me dt.23.06.2020, përfundon periudha e situatës së shpalljes së emergjencës. Bazuar ne Ligjin, nr.45/2019 “Per Mbrotjen Civile”, nga sot e në vijimësi, monitorimi dhe menaxhimi i situates do të kryhet nga Institucioni i Prefektit dhe jo nga KNE.