COVID 19/ Informacion i minutave të fundit mbi situatën në qarkun e Shkodrës

Situata ores 19.00, ne Territorin e Qarkut Shkoder.

Edhe gjate mbasdites ka vijuar veprimtaria e strukturave anetare te KMC per zbatimin e urdherave te dala gjate dites se sotme.

Nga Bashkia Shkoder ka vijuar dezinfektimi tregjeve te hapura dhe vendosja e sinjalistikes se distancimit fizik.
Jane shperndare nga kjo Bashki 41 pako ushqimore dhe higjenike ne kampet e familjeve te Romeve qe jane te akomoduar ne afersi te lumit Kir, dhe te lumit Drin, si dhe 6 pako ushqimore dhe higjenike ne qytetin Shkoder, kryesisht ne familje ne nevoje ekonomike.

Nga NJVKSH, ka vijuar ndjekja e situates epidemiologjike, gjate dites sotme, ku jane marre edhe 23 mostra, prej te cilave 3 jane ritestime te pacienteve te Bashkise V.Dejes te cilet kane perfunduar karantinimin prej 14 ditesh.
Mostrat jane derguar ne ISHP ne Tirane.

Ne bashkite Puke dhe F.Arrez, situata epidemiologjike eshte e stabilizuar, nga 4 rastet negative, 1 eshte stabilizuar edhe pas dy testeve qe kane dale negativ, 2 te tjere te se njejtes familjeve kane kryer karantinimin, dhe sot jane marre perseri mostrat te cilat jane derguar per ritestim ne Tr.
Aktualist ne Bashkine Puke dhe F.Arrez eshte vetem nje person pozitiv ne banese i pa hospitaliziar ne gjendje te qendrueshme shendetesore.
Ne te gjithe territorin e Qarkut vijon hetimi epidemiologjik, mbi kontakter e te dyshuareve prane rasteve te konfirmuar pozitiv, si dezinfektimi i ambienteve dhe hapesirave publike, shperndarja e ilaceve ne banesat e pensionisteve, dhe asistenca onlain e personelit ne komunikimin me banoret.

Nga NJVKSh ne M.Madhe jane marre masat ne zbatim te urdherit te dy ministrive per vetkarantinimin e 6 personave qe kane hyre ne piken e kalimit H.Hotit dhe jane akomoduar ne Hotel “Kavaliero.”.
Numri i personave qe kane hyre ne piken e kalimit H.Hotit, jane 148, te cilet jane kryesisht shofer te mjeteve te transportit.

Nga SR ne Shkoder gjate 24 oreve te fundit jane bere rreth 50 vizita urgjente. Te gjithe tamponat e marre personelit te shendetesise kane dale negativ.

Nga Filiali Postes Shkoder jane shperndare ne total, rreth 2046 pensione, prej te cilave.
Ne Shkoder 1638.
Ne Puke dhe Fushe Arres 117.
Ne M.Madhe 291.