COVID 19/ Informacion i minutave të fundit mbi situaten e Qarkut Shkoder…

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.30. 05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkoder për 24 orët e fundit, vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe drejte normalizimit të plotë.

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, mostrat e marra me dt. 29 Maj rezultojnë të gjitha negativ.

• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve covid-19, vijon ne 120.

• Sot janë marrë 10 mostra dhe janë dërguar për në ISHP.

• Vazhdon hetimi epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara edhe hetim aktiv epidemiologjik. Është shëruar 1 pacient sot, ngelen 2 paciente të izoluar në shtëpi dhe 2 te shtruar në Covid-19

a. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 ne dy bashkitë, Puke dhe F.Arrëz. Kane vijuar kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në 7 subjektet e sherbimit tregtar, ku nuk u konstatuan probleme.

b. NJVKSH, M.Madhe. Informohemi se nuk kemi asnjë rast covid-19.

Sherbimi i Epidemiologjise pranë NJVKSH Malësi e Madhe, ka marrë dy tampon ( ekzaminim për Covid-19). Rastet janë kontakte, të aferm të një personi që ka rezultuar pozitiv me Covid-19

Kitet janë dërguar pranë ISHP për ekzaminim dhe presim përgjigjen gjatë orëve në vijim .
Nuk kanë shenja klinike apo simptoma.

Nuk kemi asnjë rast të dyshuar nga mjeket e familjeve të Qendrave Shendetësore.

Vazhdon Shërbimi Shëndetësore 24 orë në doganën Hani i Hotit .

Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqipetare që duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokesore, 48 persona kanë hyrë nga pika kufitare Hani i Hotit, të cilët do të vetekarantinohen në banesat e tyre. Janë njoftuar NJVKSH-të respektive, të cilat do të bëjnë monitorimin e tyre gjatë periudhës se vetëkarantinimit.

Nga këto, vetëm njeri është banor i Malësisë së Madhe dhe do te monitorohet nga infermieri i terrenit dhe mjeku i familjes.

NJVKSH në bashkëpunim me Mjekun e Familjes dhe infermiret e terrenit po monitorojnë 17 personat, banore të Malësisë së Madhe që kanë hyrë në Zbatim të Urdhërit Nr.305, datë 08.05.2020. “Për Mënyrën e Vetëkarantinimit të Personave që Riatdhesohen”.
Keta persona janë të karantinuar në banese për një periudhe 2 jave.

Numri i Kiteve për sot- 2.
Nr. i personave të dyshuar për Covid-19 – 2 (si persona kontakti me një të infektuar).

Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar ne urgjencë rreth 58 pacientë. Nuk ka rast covid – 19.

Nga Bashkitë janë mbështetur me dt.30 Maj 2020 me pako ushqimore/mjeksore familjet si më poshtë:
• Bashkia Vau Dejës janë mbështetur 21 familje me pako ushqimore nga RMSH.
• Bashkia Malësi e Madhe, 56 familje me pako të rimbursueshme mjekësore.