COVID 19/ Informacion i fundit për Qarkun Shkodër…

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 18 05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkodër edhe për 24 orët e fundit vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe drejt normalizimit të plotë.

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, janë konfirmuar negativ të gjitha mostrat e marra dje. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara.

• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve vijon të ngelet në 116 Covid-19.

• Jane marre 21 mostra sot dhe janë dërguar në ISHP, në Tr.

• Nga NJVKSH në të gjitha bashkitë në bashkëpunim me DAR dhe drejtoritë e 31 shkollave të mesme në të gjithë Qarkun janë marrë masat për dezinfektimin dhe kontrollin e zbatimit të masave mbrojtëse dhe respektimit të distancave për të gjitha maturat që do të vijojnë procesi mësimor.

• Vijon dezinfektimi në Bashkinë Shkoder dhe Plazhin Velipojë.

a. NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja Covid – 19 në dy bashkitë, Pukë dhe Fushë Arrëz. Vijon trajnimi online për mjeke dhe infermierët të cilët do të mbulojnë me shërbim provimet e maturanteve, ndëkohe qe nga DAR janë marrë masat për përgatitjen e provimeve të maturantëve në shkollat e mesme të dy bashkive. Vijojne kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në subjektet e sherbimit tregtar. ku nuk u konstatuan probleme.

b. NJVKSH, M.Madhe. Informohemi se nuk kemi asnje rast covid-19.

Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqiptare qe duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokësore, sot kanë hyrë nga pika kufitare Hani i Hotit 45 persona të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Nuk janë banore të zonave të kuqe, as të Malësisë së Madhe. Janë njoftuar NJVKSH përkatëse për ndjekjen e vetëkarantinimit në shtëpitë e tyre. Aktualisht nuk ka asnjë person të karantinuar në territorin e rrethit Malësi e Madhe.

Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 49 vizita te urgjences, nuk ka raste te dyshuara për covid-19.

Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut qe është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.

Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.