COVID 19/ Informacion i minutës së fundit mbi situaten e Qarkut Shkoder…

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.05. 06.2020.

Situata epidemiologjike në territorin e Qarkut Shkoder, gjatë 24 orëve të fundit ka patur ndryshime.

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot me dt.5 Qershor, nga mostrat e marra me dt. 4 Qershor, rezultuan 3 mostra pozitiv.

• Në total, në Qarkun Shkodër, shkon ne 125 numëri i të infektuarve covid-19.

• Janë dërguar 11 tampona sot në ISHP, Tr

• Vazhdon hetimi epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara edhe hetim aktiv epidemiologjik nga NJVKSH, në bashkinë Shkodër.

• Në NJVKSH, Malësi e Madhe, nuk ka asnjë rast Covid-19, sot është marrë një moster për ekzaminim.

• Ndërsa nga NJVKSH, Pukë, Fushë Arrëz, 10 tampona që janë marrë dje për ekzaminim nga punonjësit e çerdheve, kanë ardhë përgjigje të gjitha negative.

• Vijon kontrolli dhe inspektimi nga NJVKSH në bashkëpunim me ISHSH për zbatimin e rregullave në të gjitha Shkollat e mesme, kopshte dhe çerdhe në të 5 bashkitë.

Nga Bashkitë janë mbështetur me dt.5 Qershor 2020 me pako ushqimore/mjeksore familjet:

• Bashkia Shkodër, ka asistuar 4 familje nga RMSH, 3 familje donacion nga fondacioni MIRESIA.

• Bashkia Vau Dejës ka mbështetur 50 familje me pako ushqimore nga World Vision..

• Bashkia Malësi e Madhe, janë asistuar 82 familje me ndihma mjeksore të rimbursueshme.

Vijon të monitorohet dhe koordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.